Të Shohesh
Prej Mollës
Të shohësh mollën dhe të shohësh prej mollës
janë gjëra të ndryshme. Këtu gjenden dy lloje
këndvështrimesh. Nëse ju shihni vetëm mollën,
do shihni vetëm veçoritë e saj materiale pa menduar
atë që e ka krijuar atë. Flisni për vitaminat
e dobishme brenda saj. Nuk ju vjen shumë ndër
mend se kush i ka vënë ato vitamina të dobishme
brenda mollës. Nuk e vini re plotësisht Allahun,
që ka krijuar mollën dhe na e ka dhuruar neve.
Ndërsa kur shihni prej mollës, molla bëhet një
objekt. Kështu jeni kureshtarë për subjektin, që
është bërësi i objektit. Kur shihni prej mollës,
molla bëhet një vepër arti, dhe kërkoni artistin e
saj vepre. Kush e ka varur në degë për ne këtë
frut të mirë? Kush e ka zbukuruar sipas ndjenjave
tona brenda dhe jashtë? Kush e ka mbushur
mollën me vitamina të dobishme dhe të shëndetshme,
për të cilat ne kemi nevojë? I pyesni këto
pyetje dhe kërkoni subjektin e këtyre veprimeve.
Me këtë këndvështrim kuptoni se formën e bukur
të mollës, shijen dhe aromën e mrekullueshme
të saj mund t’i bëjë Allahu, që na njeh dhe na
mëshiron. Me këtë këndvështrim nuk thoni “sa e
bukur është molla”. Por thoni: “Sa e bukur qenka
bërë molla, sa e mirë qenka krijuar për neve.”